Sporti

7 gola dhe shumë spektakël në “Etihad Stadium”, Manchester City fiton ndeshjen e parë ndaj Real Madridit

04/26/2022 22:55
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar super ndeshja mes Manchester Cityt dhe Real Madridit.

Rezultati përfundimtar ishte 4 me 3, shkruan GazetaBlic Sport.

Ishte një ndeshje e mrekullueshme, me dy skuadrat që treguan paraqitje të jashtëzakonshme në “Etihad Stadium”.

7 gola, shumë aksione, shumë rivalitet dhe shumë spektakël kishte në këtë takim.

De Bruyne, Jesus, Foden dhe Silva shënuan golat për vendasit, kurse Karim Benzema shënoi dy gola, ndërsa Vinicius një tjetër për Real Madridin.

Na pret një super ndeshje e kthimit në javën tjetër në Madrid.

/GazetaBlic Sport/