Sporti

Spektakël i madh në “Etihad Stadium”, përfundon pjesa e parë në ndeshjen, Manchester City – Real Madrid

04/26/2022 21:50
nga:Mergim Rreci

Ka përfundur pjesa e parë në gjysmëfinalen mes Manchester Cityt dhe Real Madridit.

“Etihad Stadium” është arena ku po shkëlqejnë të dy skuadrat pas 45 minutave, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati është 2 me 1 në të mirë të skuadrës angleze, me disa rekorde që janë vendosur vetëm në pjesën e parë.

De Bruyne shënoi për 1 me 0 pas vetëm dy minutash lojë, që nënkupton goli më i shpejtë në histori të gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Jesus shënoi për 2 me 0, gol ky që u realizua në minutën e 11-të.

Megjithatë, Benzema shënoi për Real Madridin dhe ngushtoi avantazhin në 2 me 1.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në pjesën e dytë.

/GazetaBlic Sport/