Lajme

Arrestohet hajni i veturave nga Shqipëria (VIDEO)

04/26/2022 20:37
nga:Gazeta Blic

Një hajdut nga Shqipëria është arrestuar në Prizren të dielën.

Ai u kap nga banorët në flagrancë, të cilët lajmëruan policinë.

Meqë u vërejt shpjet, A.Q. nuk pati kohë të kryente vjedhje, por iku me vrap, teksa prapa iu vunë pronarët e veturës.

Pos që kapën 49-vjeçarin, që është shtetas i Shqipërisë, forcat e rendit gjetën edhe veglat me të cilat hajni kishte thyer edhe disa makina të tjera.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.