Laurent Marmullaku është futbollisti më i ri që ka pranuar ta veshë fanellën e Kosovës.
Sulmuesi 17-vjeçar aktualisht është pjesë e skuadrës së të rinjve të Wolfsburgut, derisa ka vendosur që tash e tutje ta përfaqësojë Kosovën në ekipet zinxhirë, njofton FFK, përcjell GazetaBlic Sport.
Ai, aktualisht do të jetë i grumbulluar me Kombëtaren U19, që drejtohet nga Ramiz Krasniqi, por në bazë të cilësive që ka llogaritet si një lojtar me të ardhme të ndritur për ekipin tonë kombëtar.



