Një zyrtar në Transnistria, territori pro-rus separatist në Moldavi, ka akuzuar tre të infiltruar nga Ukraina për sulmin me granatë që dëmtoi një seli të sigurisë në territor të martën.
Zyrtari i cituar nga agjencitë ruse të lajmeve RIA dhe Interfax, ka thënë se ata hynë nga Novovladimirovka, 8 km në veri të Tiraspolit, qëlluan në ndërtesën në Tiraspol dhe më pas u kthyen në Ukrainë. Nuk raportohet për viktima, shkruan BBC.
Zyrtari e quajti atë një “akt terrorist” dhe akuzoi Ukrainën për provokimin e një përhapjeje të konfliktit në territorin e Transnistrisë.


