Lajme

SHBA-ja e cilëson historik takimin e sotëm për të ndihmuar Ukrainën

04/26/2022 16:15
nga:Astrit Gashi

Shtetet e Bashkuara janë zotuar se do të bëjnë çmos ta fitojë luftën kundër Rusisë, ndërsa aleatët nga 40 vende u takuan sot në një bazë amerikane në Gjermani për ta forcuar mbrojtjen e Kyivit kundër Moskës.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin e cilësoi historik takimit, ndërsa tregoi përmes një postimi në Twitter qëllimin e takimit të thirrur nga SHBA-ja në bazën e saj ajrore Ramstein në Gjermani.

“Ne sapo nisëm një takim historik – më shumë se 40 vende u mblodhën për ta ndihmuar Ukrainën të fitojë luftën kundër pushtimit të padrejtë të Rusisë. Qëllimi ynë është të largohemi nga këtu me një kuptim të përbashkët, transparent të kërkesave të sigurisë afatshkurtëra dhe afatgjata të Ukrainës”, shkroi Austin.

Amerika është tashmë furnizuesja më e madhe e ndihmës ushtarake ndërkombëtare për Ukrainën.