Showtime

Loredana në ‘lidhje’ me Edon Zhegrovën?

04/26/2022 14:06
nga:Genita C

Loredana ka pozuar së fundmi me futbollistin Edon Zhegrova.

Kjo fotografi ka mjaftuar të ndezë thashethemet për një ‘romancë’ mes tyre, kështu të paktën shkruan gazeta e njohur gjermane Blick e cila thotë se marrëdhënia e tyre nuk është (ende) e qartë.

Pak muaj më parë, reperja tha se nuk është në kërkim të një mashkulli të ri. “Jam shumë e lumtur me veten, kjo mund të tingëllojë arrogante, por po e shijoj jetën time”, tha ajo.

Kosovari aktualisht është nën kontratë me klubin francez Lille.
Ndryshe, gushtin e kaluar, Loredana njoftoi fansat e saj se ajo dhe Mozzik janë ndarë sërish.

“Ne jemi dy njerëz kokëfortë që nuk mundemi as me e as pa njëri-tjetrin”, pati shkruar ajo atë kohë.