Skuadra e Cardiff City ka bërë një kërkesë në pamje të parë absurde në raport me skuadrën e Nantes.
Cardiff kërkojnë 80 milionë funte nga skuadra e Nantes, bazuar në rastin e vdekjes së Emiliano Sala, bën të ditur ‘Dailymail’.
Skuadra që garon në futbollin anglez insiston se vdekja e Sala i kushtoi atyre me rënie nga Premier League dhe tashmë duan dëmshpërblim.
Emiliano Sala humbte jetën pas një aksidenti me avion, derisa po udhëtonte nga Nantes për të kompletuar transferimin te Cardiff.
Udhëtimi ishte organizuar nga agjenti Willie McKay, thuajse nën organizim të Nantes, kësisoj Cardiff duan dëmshpërblim, duke kërkuar përgjegjësi nga Nantes për vdekjen e Sala.
Cardiff City kërkon 80 milionë funte dëmshpërblim. Rasti i skuadrave vazhdon të jetë në CAS, por jo për këtë shumë.


