Lajme

“Mëso njëherë kush jam e pastaj fol… Mos më etiketo mua…”, Imer Mushkolaj e bën për “pesë pare” Haki Abazin

04/25/2022 21:57
nga:Gazeta Blic

Analisti politik, Imer Mushkolaj e deputeti Haki Abazi janë përplasur në emisionin “Debat Plus”, raporton Gazeta Blic.

Derisa Mushkolaj ka përmendur raportin e Departamentit të Shtetit, ku Abazi kishte kërcënuar mediat, ka ardhur reagimi i deputetit të VV-së.

“Zoti Abazi rastin e Martin Berishës po e vendos në kontekstin e një beteje politike në Slloveni dhe për një Fake News, pasi që edhe LVV e ka në diskursin e saj temën e Fake News-ave sa herë që ka kritika ndaj saj. Zoti Abazi ju po e përmendni Fake News-in, por unë po e përmendi raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit ku ju thuhet se keni kërcënuar media”, ka deklaruar Mushkolaj, përcjell Telegrafi.

Derisa i menjëhershëm ka qenë reagimi i Abazit, ku thotë se DASH i referohet AGK-së kur citon kërcënimet ndaj mediave.

“Nuk e përmend Departamenti i Shtetit, por të reformohet ty, AGK-së. AGK-ja ka gënjyer. Nuk mund të godasësh nën brez. Kjo është goditje nën brez Imer. Nuk mund të fshihesh nga përgjegjësia që ke”, replikoi Abazi.

“Mëso njëherë kush jam e pastaj fol… Mos më etiketo mua…”, Imer Mushkolaj i reagoi Abazit.

Në raportin vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit, në pjesën për lirinë e shprehjes, përfshirë edhe lirinë e mediave, është përmenduar edhe kërcënimi i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje ndaj një medie.

Pas kësaj, ka reaguar Abazi duke thënë se ‘po goditet nën brez”.

Debati i plotë: