Albert Krasniqi nga shoqëria civile ka reaguar në lidhje me skandalin ku përflitet edhe ambasadori kosovar Martin Berishaj, raporton Gazeta Blic.
Ai ka theksuar se ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla nuk ka guxim që ta shkarkoj.
”Ministrja Donika Gërvalla nuk ka guxim që ta shkarkoj ambasadorin Martin Berishaj, për shkak të lidhjeve që direkte me kryeministrin Kurti”, tha ai në “Debat Plus”, raporton Gazeta Blic.
Sipas tij, ambasadori është dashur të shkarkohet menjëherë, si masa e parë.
Ndryshe, publikimi i këtij skandali në mediat sllovene, ka nxitur reagime të shumta, por që kryeministri Kurti e presidentja Osmani kanë theksuar se i besojnë ambasadorit Berishaj.
Madje, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka akuzuar mediat në Kosovë se po konstatojnë për këtë rast.


