Lajme

Presidentja Osmani ka uruar presidentin Emmanuel Macron për rizgjedhjen tij

04/25/2022 11:21
nga:Q R

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, ka uruar presidentin Emmanuel Macron, për rizgjedhjen e tij.

Osmani ka thënë se pret me padurim që të forcojmë bashkëpunimin dhe të thellojmë marrëdhëniet tona të shkëlqyeshme bilaterale.

Në vijim gjeni të plotë urimin e Presidentes Osmani:

E uroj Presidentin Emmanuel Macron për rizgjedhjen e tij sonte.

Pres me padurim që të forcojmë bashkëpunimin dhe të thellojmë marrëdhëniet tona të shkëlqyeshme bilaterale.

Përkrahja e Francës është thelbësore për rrugëtimin tonë të qëndrueshëm euro-atlantik.