Lajme

Policia jep informacion shtesë për aksidentin e djeshëm në Fushë Kosovë, publikon edhe fotografi të veturës

04/25/2022 11:13
nga:N M

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë sa përket aksidentit të djeshëm në Fushë Kosovë ku një 20 vjeçare është në gjendje të rëndë shëndetësore, raporton Gazeta Blic. 

Policia thotë se ka arrestuar personin e dyshuar e ku sipas tyre, ai pas asksidentit kishte fshehur vetutën e tij në një auto servis në Çagllavicë.

Njoftimi i plotë:

Sot rreth orës 09:40, nga Njësiti i hetimeve të Trafikut Rajonal të Prishtinës, është identifikuar personi dhe automjeti që ka qenë i përfshirë në aksidentin e ndodhur dje në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, ku është lënduar rëndë një këmbësore.
Fillimisht nga hetuesit është përcjellje automjeti i dyshuar, derisa ka arrite në një autoservis në Çagllavicë.
Ka qenë reagimi i shpejtë i hetuesve ai që ka mundësuar arrestimin e personit të dyshuar si dhe konfiskimin e automjetit të tipit Opel Corsa i cili ishte i dëmtuar.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, rasti do të përcillet në koordinim me prokurorin e shtetit.
————-‐——–
Me datën 24.04.2022, rreth orës 11:00, në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet në lëvizje dhe një këmbësore.
Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjekësor.
Me rastin po merret njësiti i trafikut, të cilët përveç që po hetojnë rrethanat e këtij aksidenti, janë duke punuar në identifikimin e personit/ ngasësit të automjetit të përfshirë në aksident, pasi që i njëjti ka ikur nga vendi i ngjarjes.