Hasan Salihamidzic, ka folur për thashethemet për transferimin që mund të bëjë skuadra e tij.
Salihamidzic ka folur për qëndrimin e mundshëm të Lewandowskit.
Përveç kësaj, ka spekulime se mund të sjellë në radhët e tij një futbollist të ri dhe të talentuar Ryan Gravenberg nga Ajax.
Hasan Salihamidzic menjëherë ka bërë të ditur se Bayern nuk do ta shesë Lewandowskin këtë verë.
– A do ta konsiderojmë shitjen e Lewandowskit nëse Barcelona ofron 40-50 milionë euro? Jo.
Më pas pyetja: “A do të thotë kjo që Lewandowski do të qëndrojë te Bayern këtë verë?”.
– Po. Ai ka kontratë deri në vitin 2023 – ka thënë ish-futbollisti i klubit nga Mynihu.


