Lajme

SHBA-ja do t’i shesë Ukrainës municion në vlerë prej 153 milionë euro

04/25/2022 07:31
nga:Q R

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë premtuar ndihmë shtesë për Ukrainën, duke ofruar 713 milionë dollarë (557 milionë £) në financim ushtarak për të ndihmuar përpjekjet e tyre të luftës, thonë zyrtarët.

Rreth gjysma e parave do të shkojnë në Ukrainë, ndërsa pjesa tjetër do të ndahet midis anëtarëve të NATO-s dhe vendeve të tjera që e kanë ndihmuar Ukrainën, raporton Associated Press, transmeton Klankosova.tv.

Përveç kësaj, SHBA do t’i shesë Ukrainës municion në vlerë prej 153 milionë euro.

Njoftimi u bë nga Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken dhe Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin, pas një udhëtimi në Kiev që u mbulua me fshehtësi për shkak të shqetësimeve të sigurisë.

Kjo ishte vizita e nivelit më të lartë të diplomatëve amerikanë në Ukrainë që nga pushtimi i Rusisë.