Lajme

Këmbësorja goditet në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë

04/24/2022 11:40
nga:Q R

Vetura ka goditur një këmbësore disa minuta më parë në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.

Në videon e dërguar nga një lexues i lajmi.net, shihet këmbësorja e shtrirë në tokë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Policia e Kosovës, ndërsa rruga është bllokuar për qarkullim aktualisht.