Sporti

Thaçi: Kjo humbje nuk përcakton fatin tonë për mbijetesë në Superligë, ka ende ndeshje për t’u luajtur

04/23/2022 16:11
nga:E K

Drita ka shënuar fitore të madhe me përmbysje ndaj Malishevës.

Malisheva ishte në avantazh me golin e Hysenit, por nuk arritën ta mbajnë rezultatin pasi Drita shënoi tre herë me Ajzerajn, Namanin dhe Tahirin, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes për Art Sport foli trajneri i Malishevës, Arsim Thaqi, i cili tha se humbja nuk përcakton mbetjen e skuadrës së tij në elitë.

“Bëmë një paraqitje të mirë, ekipi kundërshtar ishte shumë cilësor, ne ishim në një presion pas golit të shënuar, rezultati erdhi falë gabimeve tona.Normalisht që çdo humbje shkakton probleme në vazhdimësi, por kjo ndeshje nuk determinon mbetjen tonë në elitë, ka ende ndeshje tjera”, Thaçi.

/GazetaBlic Sport/