Sporti

Feronikeli edhe zyrtarisht largohet nga Superliga, Ballkani ndalet sërish nga Ulpiana, Drita fiton më përmbysje

04/23/2022 15:59
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar tri ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës.

Drita ka triumfuar me përmbysje ndaj Malishevës, me rezultatin përfundimtar që ishte 3 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.

Hyseni shënoi në minutën e 48-të për avantazhin e mysafirëve, por Ajzeraj, Namani dhe Tahiri e përmbysen rezultatin në mirë të skuadrës së tyre.

Ballkani nuk ka arritur më shumë se një barazim ndaj Ulpianës. Rezultati përfundimtar ishte 1 me 1.

Qerimi shënoi fillimisht për avantazhin e vendasve, por që Korenica barazoi shifrat në fund të pjesës së parë.

Feronikeli edhe zyrtarisht është larguar nga Superliga e Kosovës. “Industrialistët” kanë pësuar humbje me rezultat 0 me 2 nga Llapi.

Sadriu dhe Alidemaj shënuan golat për skuadrën e Tahir Batatinës.

/GazetaBlic Sport/