Sporti

Xhaka shënon në fitoren e Arsenalit ndaj Manchester United, “Topçinjtë” kalojnë në vendin e katërt

04/23/2022 15:29
nga:Mergim Rreci

Arsenali ka triufmuar ndaj Manchester United në ndeshjen e sotme.

“Topçinjtë” fituan me rezultat 3 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.

Ishte një ndeshje jashtëzakonisht interesante sot në “Emirates Stadium”. Nketiah dhe Saka shënuan dy golat e parë për vendasit, kurse Ronaldo ngushtoi avantazhin në fund të pjesës së parë.

Megjithatë, Arsenali nuk e lëshoi fitoren nga duart, me Granit Xhakën që shënoi një gol të mrekullueshëm jashtë zonës.

Tashmë, Manchester United bën një hap prapa në luftën për një pozitë që dërgon në Ligën e Kampionëve, kurse Arsenali kalon në vendin e katërt.

/GazetaBlic Sport/