Derbi i madh mes Arsenalit dhe Manchester United vjen sot në Premier League.
Dy skuadrat me histori të madhe në futbollin anglez do të përballen sot në “Emirates Stadium”, shkruan GazetaBlic Sport.
Si Arsenali ashtu edhe Manchesteri po luftojnë për një pozitë që dërgon në Ligën e Kampionëve, andaj kjo ndeshje ka shumë vlerë.
Cristiano Ronaldo është rikthyer në formacionin e Manchester United për këtë takim, pas mungesës në ndeshjen ndaj Liverpool. Në anën tjetër, Granit Xhaka do të jetë poashtu në formacionin titullar tek Arsenali.
Ja formacionet zyrtare.
Arsenal XI: Ramsdale; Cedric, White, Gabriel, Tavares; Xhaka, Elneny; Smith Rowe, Ødegaard, Saka; Nketiah.
Manchester United XI: De Gea; Dalot, Varane, Lindelöf, Telles; Matic, McTominay, Bruno; Elanga, Ronaldo, Sancho.
/GazetaBlic Sport/


