Sporti

Fury – Whyte, të gjithë adhuruesit e boksit mund ta ndjekin meçin në këtë program kosovar

04/23/2022 12:15
nga:Mergim Rreci

Një meç i “zjarrtë” në botën e boksit na pret ditën sonte.

Kampioni i WBC-së, Tyson Fury, 33 vjeç, do të mbrojë për herë të dytë titullin që e fitoi në vitin 2020. Përballë tij Dillian Whyte, 34-vjeç, edhe ai britanik, madje mik i hershëm i “Th Gipsy King”, përcjell GazetaBlic Sport.

Dy boksierët britanikë shquhen për aftësitë e tyre të mëdha dhe goditjet poashtu shumë të forta, një fakt që na jep të drejtën të presim një përballje fantastike.

Të gjithë adhuruesit e boksit në vendon tonë do ta kenë mundësinë ta shohin këtë meç në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).