Vendimi i Komunës së Prishtinës për ta shndërruar unazën qendrore të kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjetet ka krijuar kolona të gjata të veturave.
Radhë të gjata të veturave janë parë te semaforët pranë Bankës Qendrore e te rrethrrotullimi prapa ndërtesës së Komunës.
Por Bajram Gecaj, këshilltar për Çështje të Sigurisë në Komunën e Prishtinës thotë se çdo gjë po shkon sipas planit.
Ai ka publikuar disa foto afër Bankës Qendrore të Kosovës ku edhe nga aty shihen kolonat e gjata, por përkundër kësaj shkruan se “tash për tash qarkullimi testues njëkahorë po rrjedhë mirë dhe sipas planit”.


