Lajme

Në QKUK s’ka asnjë pacientë me Covid-19, në Gjakovë po trajtohen dy pacientë

04/23/2022 10:45
nga:Astrit Gashi

Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se në QKUK nuk ka asnjë pacientë të shtrirë e që janë pozitiv me Covid-19.

Ndërkaq në Spitalin e Gjakovës janë duke u trajtuar 2 pacientë me Covid-19.

Njoftimi i plotë:

Në kuadër të Spitalit të Gjakovës po trajtohen 2 pacientë me Covid-19, njëri nga ta nga Shqipëria, ndërkaq në QKUK nuk ka pacient të konfirmuar me Covid-19.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 3 pacientë post-Covid-19

Spitali i Gjakovës, 2 pacientë