Sporti

Derbi i madh mes Arsenal dhe Manchester United vjen sot në Premier League

04/23/2022 08:48
nga:Mergim Rreci

Derbi i madh mes Arsenalit dhe Manchester United vjen sot në Premier League.

Dy skuadrat me histori të madhe në futbollin anglez do të përballen sot në “Emirates Stadium”, shkruan GazetaBlic Sport.

Si Arsenali ashtu edhe Manchesteri po luftojnë për një pozitë që dërgon në Ligën e Kampionëve, andaj kjo ndeshje ka shumë vlerë.

Manchester City kërkon pikët e plota ndaj Watfordit, me skuadrën e Guardiolas që nuk e ka komoditetin e pikëve në garën për titull. City është në vendin e parë me vetëm një pikë më shumë se Liverpooli i vendit të dytë.

Milot Rashica dhe Norwichi i tij ndeshen sot me Newcastle United. Skuadra e reprezentuesit kosovar ndodhet në fund të tabelës dhe me pak shpresa që do të mbijetojë edhe për sezonin tjetër në nivelin elitar të futbollit anglez.

Këto janë të gjitha ndeshjet e ditës.

/GazetaBlic Sport/