Lajme

Haxhiu deputeti i vetëm i ftuar në iftarin e shtruar nga Bekim Jashari

04/22/2022 23:10
nga:Genita C

Bekim Jashari sonte ka shtruqr iftar në Skenderaj për bashkëpuntorë dhe familjarë të dëshmorëve.

Në mesin e qindra të pranishmëve në këtë iftar të shtruar nga nipi i Adem Jasharit, ishte edhe deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.

Mësohet se Bekim Haxhiu ishte deputeti i vetëm i Kuvendit të Kosovës që ishte ftuar në këtë iftar.

Ndryshe, Bekim Haxhiu edhe në fushatën zgjedhore të zgjedhjeve lokale i kishte qendruar pranë Bekim Jasharit duke i dhënë përkrahje në kandidaturën e tij për kryetar komune.