Një meç i “zjarrtë” në botën e boksit na pret ditën e shtunë.
Kampioni i WBC-së, Tyson Fury, 33 vjeç, do të mbrojë për herë të dytë titullin që e fitoi në vitin 2020. Përballë tij Dillian Whyte, 34-vjeç, edhe ai britanik, madje mik i hershëm i “The Gipsy King”, përcjell GazetaBlic Sport.
Në matjet zyrtare që u bënë sot, Tyson Fury doli të jetë më i rëndë se kundërshtari i tij, Dillian Whyte.
Tyson peshon 120 kg, 264,8 lbs, ndërsa Whyte 253,25 lbs.
/GazetaBlic Sport.


