Sporti

Antonio Conte i vetofrohet PSG-së

04/22/2022 22:07
nga:E K

Antonio Conte duket se nuk do të vazhdojë edhe gjatë aventurën e tij në Londër të Tottenhami.

Tekniku italian i është vetofruar skuadrës së PSG të cilët nga mediat po raportohet se janë në kërkim të pasuesit të Mauricio Pochettinos, shkruan GazetaBlic Sport.

Siç njofton ‘Le Parisien‘, Conte është vetofruar për të marrë drejtimin e klubit francez.

Përveç Contes, Zinedine Zidane është emri më i lakuar për t’u bërë trajner i ri i PSG.

/GazetaBlic Sport/