Sporti

Everton me shumë mungesa ndaj Liverpoolit

04/22/2022 21:40
nga:E K

Everton do të udhëtojë në ‘Anfield’ me shumë mungesa.

Ndeshja e xhiros 33 në Premier Ligë ka vendosur përball Liverpool – Everton. Të dy ekipet synojnë pikët e plota, por kanë objektiva të ndryshme.

Liverpooli kërkon fitoren për të mbajtur hapin në garë për titull, ndërsa Everton kërkon arkëtimin e pikëve të plota për të ikur nga zona e rrezikshme.

Për ndeshjen e së dielës, trajneri i Evertonit Frank Lampard tregoi pritshmërinë e tij kundër Liverpoolit, ndërsa tha se do të jetë pa lojtarët si Calvert-Lewin, Van de Beek, Gomes, Davies, Townsend dhe Patterson.

Po ashtu, Lampard e cilësoi Liverpoolin si njërën nga skuadrat më të forta në botë.

“Realiteti është që ne do të përballemi me njërën nga skuadrat më të forta në botë në bazë të formës momentale. Është një ndeshje e vështirë në çfarëdo aspekti që e shikoni, por ne do të përgatitemi siç bëjmë gjithmonë, me idenë se si ne dëshirojmë të luajmë”, tha Lampard.

Momentalisht, pas 31 ndeshjeve të zhvilluara, Evertoni ka vetëm tetë fitore, pesë barazime dhe plot 18 humbje, kështu duke u pozicionuar në vendin e 17 në tabelë me 29 pikë të arkëtuara, një pikë më shumë se zona e rrezikut, respektivisht vendi i 18 që e zë Burnley