Liverpooli mund t’ia jap një nga goditjet më të mëdha të sezonit Evertonit në derbin e kësaj jave pasi këta të fundit rrezikojnë të renditen në zonën e rënies nga Premierliga nëse humbin derbin Merseyside.
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp tha se do t’i mungonin ndeshjet derbi të qytetit të Liverpoolit në Premierligë nëse një gjë e tillë do ndodhte, megjithatë shprehu se nuk do ketë mëshirë për kundërshtarët pasi është një ndeshje jetike për “The Reds”, shkruan GazetaBlic Sport.
“Ne jemi mësuar të kemi dy ekipe të këtij qyteti në Premierligë dhe derbi është gjithmonë i veçantë edhe nëse këtë herë është pak më ndryshe sepse kemi pasur një ndeshje në mesjavë. Do më mungojnë derbit nëse një gjë e tillë ndodhë”, deklaroi Klopp.
Ndeshja mes Liverpool dhe Everton zhvillohet të dielën në Anfield me fillim nga ora 17:30.
/GazetaBlic Sport/


