Sporti

Klopp me fjalë të mëdha për Thiagon: Me kualitetet e tij, e dija nga fillimi se do përshtatej me ne

04/22/2022 17:43
nga:E K

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka folur me fjalë të mëdha për mesfushorin spanjoll, Thiago Alcantara.

Thiago iu bashkua këtë sezon skuadrës angleze nga Bayerni, duke pasur të vështirë ambientimin në fillim me “The Reds“, shkruan GazetaBlic Sport.

Klopp tha se e dinte që nga fillimi që ishte vetëm çështje kohe, kur Thiago do të tregonte vlerat e tij të vërteta.

“Njerëzit kishin dyshime nëse ai do të përshtatej me stilin tonë të lojës, por faleminderit Zotit që këta njerëz nuk marrin vendime. Gjëja më e rëndësishme është që Thiago dëshironte të na bashkohej dhe ai është i vetëdijshëm për mënyrën se si ne luanim futboll.

Ai e dinte se do të përshtatej me lojën tonë dhe ne e dinim po ashtu”,deklaroi trajneri gjerman.

/GazetaBlic Sport/