Tony Bellew thotë se Dillian Whyte nuk mund të mposht kampionin e peshave të rënda të WBC, Tyson Fury me një vendim me pikë, andaj do të duhet një nokaut që ai të mundë kampionin.
Bellew mendon se mundësia e vetme e Whyte për të shënuar një nokaut do të vijë në gjashtë raundet e para të shtunën. Nëse Whyte nuk arrin të ndalojë ‘The Gypsy King’ në gjashtë raundet e para, ai duhet ta konsideroj të humbur meçin e tij, përcjell GazetaBlic Sport.
Siç e pamë në tre meçet e Furyt me Deontay Wilder, është tepër e vështirë ta mposhtësh atë, por që në boks nuk ka asgjë absolute.
“Një pjesë e imja mendon se Whyte mund ta fitojë këtë luftë, por nuk mund të bëhet me pikë,” tha Tony Bellew.
“Ai duhet të fitoj me nokaut në gjashtë raundet e para”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/


