Sporti

Bad News Eagles kanë ende shpresa, nesër zhvillojnë lojën vendimtare

04/22/2022 13:14
nga:Mergim Rreci

Bad News Eagles janë mposhtur nga G2 Esports në ndeshjen e raundit të tretë për kualifikimet në turneut më të madh në botë të CS:GO.

Bad News Eagles e filluan ndeshjen mirë, duke shkuar në 2:0 në avantazh, megjithatë ekipi tjetër u këndell dhe e pati më pas në vazhdimësi avantazhin e rezultatit, shkruan GazetaBlic Sport.

G2 Esports fitoi në fund me rezultatin e pëtgjithshëm 16:10. “BNE” tani shkon në seri prej 1 fitore dhe 2 humbje në 2 ballafaqimet e zhvilluara.

Megjithatë, kjo humbje nuk i shuan ëndrrat e ekipit Bad News Eagles për t’u kualifikuar në PGL Antwerp Major, pasi ka mbetur edhe një mundësi, atje ku nesër BNE do të zhvillojë ndeshjen vendimtare, kundër ekipit tjetër i cili mban rekordin e njëjtë si ta, 1-2 (një fitore, dy humbje).

Fituesi i këtij takimi do të qëndrojë ende në garë, kurse humbësi eliminohet plotësisht.

GazetaBlic Sport do të ju informojë në kohë reale për kundërshtarin dhe orën e saktë.