Ish- zëvendësministri i Arsimit në Qeverinë Kurti 1, Jusuf Thaçi ka reaguar ndaj skandalit ku dyshohet se është përfshirë ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, raporton Gazeta Blic.
Ai ka shkruar në Facbeook se derisa të sqarohet situata, Berishaj duhet të shkarkohet nga pozita e ambasadorit.
“Derisa situata me skandalin në Slloveni të qartësohet dhe të vendoset nga organet kompetente gjyqësore mund të marrë kohë. Prandaj, ambasadori i Kosovës në Kroaci duhet të shkarkohet urgjentisht”, ka shkruar ai, raporton Gazeta Blic.
Por, krejt ndryshe mendon presidentja e vendit, Vjosa Osmani. Ajo e ka mbrojtur ambasadorin derisa ka akuzuar mediet.
“Si mund ju të konstatoni për një ambasador, që nuk është konstatuar nga asnjë organ i drejtësisë, të cilën e ka mohuar ambasadori”, tha ajo.
“E kam dekretuar shtetësinë e pozitën e ambasadorit sepse janë kompetenca të plota të mia dhe kam vepruar në përputhje të plotë me ligjin e Kushtetutën. Sa i përket atyre që publikohen, siç e ka thënë Biden rreziku më i mirë në raport me demokracinë tonë këto ditë nuk janë vetëm tanket por edhe dezinformatat. Pres që çdo gjë të publikohet të konfirmohen. E nëse nuk konfirmohen ne procesojmë dhe ne i besojmë ambasadorit të Republikës së Kosovës kur mohon akuza të tilla”, tha ajo.
Presidentja flet për Martin Berishajn: Mbron ambasadorin, i ‘godet’ mediat


