Tyson Fury dhe Dillian Whyte do të përballen nesër në “Wembley”.
Kampioni i WBC-së, Tyson Fury, 33 vjeç, do të mbrojë për herë të dytë titullin që e fitoi në vitin 2020. Përballë tij Dillian Whyte, 34-vjeç, edhe ai britanik, madje mik i hershëm i “Th Gipsy King”, përcjell GazetaBlic Sport.
Dy boksierët britanikë shquhen për aftësitë e tyre të mëdha dhe goditjet poashtu shumë të forta, një fakt që na jep të drejtën të presim një përballje fantastike.
94,000 tifozë do të jenë në stadium për ta parë nga afër ndeshjen, që nënkupton rekord absolut në shekullin XXI.
Tyson Fury vs. Dillian Whyte: 94,000 fans to watch the biggest heavyweight fight of the 21st century https://t.co/Oo92UHoyik
— CNN (@CNN) April 22, 2022


