Mohamed Salah ka edhe një vit të mbetur nga kontrata e tij, por negociatat me Liverpoolin për rinovimin e tij kanë parë disa ulje dhe ngritje.
Sulmuesi tashmë ka treguar vullnetin e tij për të qëndruar në klubin nga Anfield, por, për momentin, nuk ka ende një kontratë të firmosur, transmeton GazetaBlic Sport.
“Rinovimi? Nuk e di, kam një vit përpara. Tifozët e dinë se çfarë dua, por në kontratë nuk ka të bëjë vetëm me paratë… Nuk jam i shqetësuar, nuk e lë veten të shqetësohet për asgjë. Sezoni nuk ka mbaruar ende, ndaj le ta mbyllim në mënyrën më të mirë të mundshme. Kjo është më e rëndësishmja. Vitin tjetër do të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha ai duke folur për revistën FourFourTwo.
Kujtojmë se sulmuesi 29-vjeçar egjiptian është në sezonin e tij të pestë te Liverpool, me 3429 minuta në 42 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon, duke shënuar 30 gola dhe 12 asistime.
/GazetaBlic Sport/


