Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur për skandalin e ambasadorit Martin Berishaj, duke i dalë në mbrojtje e duke sulmuar mediat.
“Si mund ju të konstatoni për një ambasador, që nuk është konstatuar nga asnjë organ i drejtësisë, të cilën e ka mohuar ambasadori”, tha ajo.
“E kam dekretuar shtetësinë e pozitën e ambasadorit sepse janë kompetenca të plota të mia dhe kam vepruar në përputhje të plotë me ligjin e Kushtetutën. Sa i përket atyre që publikohen, siç e ka thënë Biden rreziku më i mirë në raport me demokracinë tonë këto ditë nuk janë vetëm tanket por edhe dezinformatat. Pres që çdo gjë të publikohet të konfirmohen. E nëse nuk konfirmohen ne procesojmë dhe ne i besojmë ambasadorit të Republikës së Kosovës kur mohon akuza të tilla”, tha ajo.
Ambasadori Martin Berishaj mohon akuzat, paralajmëron padi ndaj portalit slloven


