Lajme

Takimi i Putinit me Shoigu shton spekulimet, gjendja shëndetësore e presidentit rus është përkeqësuar?

04/22/2022 12:20
nga:Astrit Gashi

Videoja e Vladimir Putin, i cili mban fuqishëm tavolinën me njërën dorë gjatë takimit me ministrin e Mbrojtjes, Sergei Shoigu, ka nxitur spekulime të shumta për përkeqësimin e gjendjes së tij shëndetësore.

Në një paraqitje të rrallë të përbashkët live, shefi i Kremlinit u shfaq me Shoigu, i cili njoftoi Putinin se forcat e tij pushtuese kishin “çliruar përfundimisht” qytetin port ukrainas të Mariupolit.

Megjithatë, mënyra se si qëndron ulur Putin dhe shtrëngimi i tavolinës me njerën dorë ka ngritur pyetje shtesë për shëndetin e tij, për të cilin disa vëzhgues thonë se është përkeqësuar ndjeshëm që nga fillimi i luftës në Ukrainë më 24 shkurt.