Lajme

Haki Abazi: Kosova është çliruar nga krimi dhe korrupsioni

04/22/2022 10:18
nga:Astrit Gashi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka publikuar një fotografi nga takimi i djeshëm me senatorët amerikanë, së cilës i ka vënë edhe një mbishkrim.

Ka thënë se Kosova tanimë është e çliruar nga krimi dhe korrupsioni, mirëpo pa dhënë ndonjë argument që ia mbështet këtë teori.

“Kosova e çliruar nga krimi dhe korrupsioni, në partneritet të përhershëm me SHBA-të dhe anëtare në NATO dhe BE”, ka shkruar Abazi.