Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini është duke konsideruar një lëvizje në MLS këtë verë, sipas Fabrizio Romano.
37-vjeçarit i skadon kontrata në fund të sezonit dhe besohet se është gati për një sfidë të re, përcjell GazetaBlic Sport.
Marrëveshja e tij skadon në qershor, që do të thotë se ai mund të transferohet në Shtetet e Bashkuara në afatin kalimtar të MLS, afat ky që fillon më 7 korrik.
Ai ka qenë pjesë e suksesve të mëdha të Juventusit në dekadën e kaluar, por duket se tashmë është koha për një aventurë të re.



