Lajme

Presidenti i Letonisë pritet me ceremoni shtetërore nga Presidentja Osmani

04/22/2022 10:07
nga:Astrit Gashi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur me ceremoni shtetërore presidentin e Letonisë, Eglis Levits, i cili po qëndron në Kosovë me ftesë të presidentes.

Ai do të pritet me ceremonitë më të larta shtetërore, ndërkohë pas takimit, Osmani e Levits do të mbajnë një konferencë të përbashkët për medie.

Pas këtij takimi, presidenti letonez do të takohet me kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe në kryeministrin Albin Kurti.