Sporti

Djali i Pirlos “thumbon” Allegrin: Juventusi i babait tim ishte më i mirë!

04/22/2022 09:53
nga:Mergim Rreci

Nicolo Pirlo, djali i Andrea Pirlos, ka “thumbuar” trajnerin Allegri.

Ish-mesfushori i Milanit dhe “Bianconerëve” zëvendësoi Maurizio Sarrin si trajner në verën e vitit 2020, përvojën e tij të parë si trajner, dhe ai e çoi klubin në vendin e 4-të në tabelën e Serie A dhe trofeun e tyre të 14-të të Kupës së Italisë, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai u shkarkua në fund të sezonit, me Allegrin që u kthye për të marrë drejtimin.

Djali i Pirlos, Nicolo nuk është i impresionuar me punën e skuadrës së Juventusit të Allegrit këtë sezon, duke theksuar zhgënjimet e tij në rrejtet sociale pas fitores së Kupës së Italisë ndaj Fiorentinës.

“Fakti mbetet që Juventusi i vitit të kaluar ishte shumë më i mirë, a jam i gabuar edhe për këtë?”

Ai sqaroi në një postim të mëvonshëm në Twitter: “Megjithatë, mos i keqinterpretoni fjalët e mia, unë po flas për mënyrën se si luajmë, jo për asgjë tjetër. Juve këtë vit është një ekip i madh, respekt për trajnerin dhe lojtarët!”