Sporti

Bad News Eagle luajnë përsëri sot, do të përballen me skuadrën e katërt më të fortë në botë në CS:GO

04/22/2022 08:07
nga:Mergim Rreci

“Bad News Eagles” do të luajnë përsëri sot.

Deri më tani në turneun që po mbahet në Bukuresht të Rumanisë, ekipi shqiptar, “Bad News Eagles” ka një fitore dhe një humbje. BnE fituan ndaj ekipit rus, Entropiq – kurse humbën ndaj ekipi suedez NiP, përcjell GazetaBlic Sport.

Një nga ekipet më të forta në botë “G2” do të jetë kundërshtari i Bad News Eagles. G2 Esports janë në vendin e katërt në renditjen botërore të ekipeve më të mira në CS:GO.

Ekipit shqiptar i duhen edhe dy fitore për t’u kualifikuar në Major.

Ndeshja mes Bad News Eagles dhe G2 Esports do të zhvillohet nga ora 12:00.