Dumfries ka ngjallur interesimin e madh të Spurs pas paraqitjeve të mira me Interin.
26-vjeçari që mbërriti te Interi këtë sezon, për 13.7 milionë euro, nga PSV Eindhoven, ka qenë një nga figurat kyçe deri tani në mbrojtjen e kampionit aktual të Italisë, përcjell GazetaBlic Sport.
Ish trajneri i Inter që tani drejton Tottenham, Antonio Conte është fans i madh i lojtarit dhe e dëshiron atë nën urdhërat e tij, raporton “Calciomercato”.
Të interesuar për lojtarin janë edhe skuadra gjermane, Bayern Munich.
/GazetaBlic Sport/


