Partia Demokratike e Kosovës do të dorëzoj nesër kallëzim penal ndaj anëtarëve të Bordit të ZRRE-së, raporton GazetaBlic.
Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi nga PDK-ja ku thuhet se arsyeja kryesore është mos zbatimi i aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, për shtyrjen, përkatësisht pezullimin e zbatimit të vendimit nr. 077/22 të ZRRE-së për shtrenjtimin energjisë për qytetarët e Republikës së Kosovës.
NJOFTIMI I PLOTË:
PDK dorëzon të premten (nesër) kallëzim penal ndaj anëtarëve të Bordit të ZRRE-së, ora 11:00
Përfaqësues të Partisë Demokratike të Kosovës, do të dorëzojnë nesër (e premte), në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, kallëzim penal ndaj anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, për mos zbatim të aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, për shtyrjen, përkatësisht pezullimin e zbatimit të vendimit nr. 077/22 të ZRRE-së për shtrenjtimin energjisë për qytetarët e Republikës së Kosovës.
Vendi: Zyra e Prokurorisë Speciale, Lagja Lakrishte, rruga Ukshin Hoti, Kompleksi Ramiz Sadiku, Prishtinë
Koha: 11:00
Jeni të mirëseardhur!


