Betim Gjoshi nga radhët e PDK-së ka kritikuar Albin Kurtin, duke thënë se ky i fundit e ka dërguar në Bruksel për bisedime me Serbinë ekonomistin e dështuar, Besnik Bislimin.
Gjoshi në “Facebook”, ka shkruar se “ Bislimi është si shefi i tij Kurti, i braktisin temat dhe çështjet me interes për Kosovën”
Postimi i plotë i tij:
Para një jave, Albin Kurti deklaronte se sulmet terroriste kundër Policisë së Kosovës në territorin e Kosovës po vijnë nga territori i Serbisë.
Pas një jave, Albin Kurti e dërgon në Bruksel zëvendësin e tij, ekonomistin e dështuar Besnik Bislimi, për të dialoguar me Serbinë.
Ky është Kurti i vërtetë. Dialogu i është bërë prioriteti numër një dhe për të më nuk ka ndonjë turp nga dita që e ka thyer premtimin e dhënë Nënave Gjakovare se në dialog nuk do të shkojë pa u zbardhur fati i familjarëve të tyre të pagjetur.
E pashpjegueshme se si Zëvendësi i Kurtit, ka qëndruar me orë të tëra në takimin me palën serbe, por ai nuk i ka ngritur si shqetësim sulmet kundër Policisë së Kosovës.
Bislimi është si shefi i tij Kurti, i braktisin temat dhe çështjet me interes për Kosovën, njejtë qysh i kanë braktisur edhe premtimet për Nënat Gjakovare, hallet e të cilave nuk po i përmendin as në Bruksel dhe as në Prishtinë.


