Sporti

Peja afër fitores ndaj Yllit në finalen e “Ligës Unike”, ky është rezultati pas çerekut të tretë

04/21/2022 22:15
nga:E K

Ka përfunduar çereku i tretë i finales së Ligës Unike mes Golden Eagle Yllit dhe KB Pejës.

Peja edhe në këtë çerek ishte më e mirë duke arritur ta mbyllë me epërsi ndaj Yllit, shkruan GazetaBlic Sport.

Skuadra pejane fitoi pjesën e parë të takimit 34-49, kurse pas çerekut të tretë rezultati i ndeshjes është 53-69.

Lojtari më i dallur i finales vazhdon të jetë Dardan Berisha i cili po shkëlqen me paraqitjen e tij deri tani.

/GazetaBlic Sport/