Villarreal do të ketë një test të vështirë ndaj Liverpoolit në kuadër të gjysmëfinaleve të Champions League.
Skuadra spanjolle arriti në gjysmëfinale duke e befasuar Bayernin në çerekfinale të cilët i eliminoi me rezultat të përgjithshëm 2-1, shkruan GazetaBlic Sport.
Para takimit me “The Reds” lojtari i Villarreal, Torres, tha se Liverpool janë favoritë në këtë duel.
“Sapo kemi eliminuar Juventusin dhe Bayernin, kështu që Liverpooli do të jetë pak më i përulur se sa ishte Bayerni dhe ata do të përgatiten plotësisht duke ditur se çfarë kemi arritur në kualifikueset e tjera”, tha Torres.
“Ata janë favoritët e qartë. Ne duhet të dimë se kë kemi përballë dhe është në rregull të pranojmë se ata janë favoritë. Po punojmë fort që të vazhdojmë të japim surpriza”, vazhdoi ai.
/GazetaBlic Sport/


