Liverpooli vitet e fundit ka arritur rezultate të shkëlqyera edhe falë punës së shkëlqyer të bërë në merkato.
Një nga arkitektët e sukseseve të skuadrës së Klopp-it është Michael Edwards, i cili u vlerësua edhe nga trajneri legjendar Arsene Wenger, përcjell GazetaBlic Sport.
“Unë do t’u jepja notën 10 personave që kryejnë merkaton e transferimeve. Asnjëherë nuk ka pasur probleme, nga Mohamed Salah dhe Sadio Mané te Virgil van Dijk. Tani ata kanë nënshkruar edhe Luis Díaz, i cili më duket një lojtar i veçantë. Ajo që ata bënë është e pabesueshme. I vetmi që nuk u përshtat aq mirë sa prisnim që në fillim ishte Thiago. Naby Keita gjithashtu u mundua pak. Kanë potencial, por u desh kohë për t’u përshtatur me ritmin e Premier League. Liverpooli ka bërë një punë fantastike, ata kanë një ekip të mirë dhe kjo falë punës së bërë në prapaskenë”, tha Wenger.
/GazetaBlic Sport


