Lajme

Mbështetje për anëtarësim të Kosovës në NATO, kërkesa e Kurtit për senatorët amerikanë

04/21/2022 17:55
nga:Genita C

Kryeministri Albin Kurti është deklaruar pas takimit me senatorët amerikanë ku ka dhënë detaje në një konferencë për medie.

Kurti tha se është e rëndësishme që ShBA-të të mbështesin anëtarësimin e Kosovës në NATO, shkruan GazetaBlic.

“Edhe në atë takim patëm kërkuar mbështetjen e SHBA-së për anëtarësimin e Kosovës në NATO për çfarë është e rëndësishme që Kosova të bëhet pjesë e programit të partneritetit për paqe drejt anëtarësimit të plotë”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, Kurti ka theksuar edhe faktin që Kosova qëndron krahë Ukrainës në këtë situatë lufte.

“Në takimin tonë të përbashkët, kam theksuar se kurrë nuk ka qenë më e rëndësishme se tani që të gjitha shtetet demokratike të qëndrojnë bashkë kundër luftës agresore dhe ilegale të Rusisë në Ukrainë.Kosova ka mbajtur qëndrimin e njejtë me SHBA, kurse në anën tjetër kemi autokracitë të cilët mund të jenë të ndara nga populli i tyre por janë duke bashkëpunuar me njëra tjetrën”, deklaroi kryeministri.

/GazetaBlic/

Kurti deklarohet pas takimit me senatorët amerikanë