Sporti

Neville e krahason Kloppin me legjendat si Shankly dhe Paisley: Liverpool duhet të ndërtojë statujë këtë sezon për të

04/21/2022 17:35
nga:E K

Legjenda e Manchester United, Gary Neville ka lavdëruar punën e trajnërit gjerman, Jurgen Klopp.

Ish reprezentuesi anglez, ka krahasuar gjermanin me legjendat e klubit të Liverpoolit si Shankly dhe Paisley, duke shtuar se atij duhet t’i ndërtohet një statujë, shkruan GazetaBlic Sport.

“Ajo që Klopp po bën këtu, është sikurse Shankly, Paisley apo Fagan. Këtu po flasim për gjashtë apo shtatë vjet ekselencë. Ai duhet të fitojë dy ose tre trofe për t’i ndërtuar statujë, por mendoj se do ta bëjë këtë sezon”, tha Neville.

/GazetaBlic Sport.