Sporti

Publikohet momenti kur Juanflatroo eliminoi i vetëm krejt ekipin rus, “çmendet” komentatori

04/21/2022 17:11
nga:L J

Ekipi shqiptar, ‘Bad News Eagles’ ka fituar ballafaqimin e parë ndaj ekipit rus, Entropiq, në kualifikime për turneun më të madh në botë të CS:GO.

Ndeshja u zhvillua në Bukuresht të Rumanisë, teksa ekipi shqiptar fitoi në “Overtime” pas paraqitjes të shkëlqyeshme kryesisht nga ‘rigoN’ dhe ‘juanflatroo’, shkruan GazetaBlic Sport.

Në një moment të lojës, Flatron Halimi i njohur si ‘juanflatroo’ ishte i papërmbajtshëm, duke eliminuar i vetëm të gjithë ekipin kundërshtar.

Komentimi nga Ernest Xhoci, ishte diçka epik dhe ka bërë jehonë tashmë.

Ja momenti:

VIDEO